Hidhini një sy fushatës më të rëndësishme ‘Hugo Boss Orange’ dhe krijoni idenë për stilet më trendy të sezonit të ardhshëm.
Në këtë fushatë ikonë reklamuese janë supermodelja Jac Jagaciak dhe modeli Ryan Burns. Kjo fushatë, e drejtuar nga Cedric Buchet, të bën të ëndërrosh për të ardhmen.
Bluza argëtuese me printime, xhaketa me ngjyra të ndryshme, janë vetëm disa nga rrobat që kjo markë sjell në qendër të vëmendjes. Fokusi kryesor i kësaj marke është që rrobat të jenë sa më praktike dhe të përdorshme.
S’keni aspak nevojë që të mundoheni të jeni në qendër të vëmendjes gjatë sezonit të shirave. Për muajt e ardhshëm kini gjithmonë parasysh qëllimin tuaj për të qenë sa më shik, duke i kombinuar rrobat me aksesorë, çanta të mëdha, çizme, shallëra të mëdhenj, që të keni një pamje sa më atraktive.
(LajmeShqip.com)
Monday, 02 July 2012 13:11 






