Lajme Shqip Sunday, 29 December 2013 14:07

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët akuzohen për një vrasje makabre të një shqiptari tjetër. Viktima Shkëlqim Malaj u vra duke u masakruar me shkopinj bejsbolli dhe leva nga dy shokët e tij të punës.  Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit të dy shqiptarë, A. S 36 vjç i arrestuar në Vercelli dhe M. K., 29 vjeç u arrestuan në Cambiago, të cilët punonin me viktimën. 37-vjeçari shqiptar u gjet i masakruar dhe i hedhur në një fushë në Verdellino në Bergamo. Mediat italiane bënë të ditur se shqiptari është masakruar me shkopinj druri ose hekurash. Goditjet kanë qenë të forta dhe e kanë shpërfytyruar 37-vjeçarin, duke e vështirësuar fillimisht edhe identifikimin e tij.

 Policia bëri të ditur se ai është identifikuar vetëm me anë të shenjave të gishtërinjve. Mësohet se shqiptari 37-vjeçar është rezdent në Verdellino dhe kishte një precedent të vogël penal para 10 vitesh.

Trupin e pajetë e ka gjetur një çift, burrë e grua, banorë të zonës, që të dielën 8 dhjetor 2013, në orën 07:55 minuta kishin nxjerrë qenin për shëtitje. Ata ishin duke shëtitur në rrugën “Garibaldi”, një rrugë pa krye, që zakonisht përdorej nga çiftet e reja. Por, duke shëtitur ata kishin parë diçka në fushë.  

Trupi i shqiptarit ishte komplet i veshur, me këpucë të zeza, pantallona ngjyrë ulliri, rrip të errët, një bluzë të kuqe, këmishë të bardhë me vija vertikale dhe një fanellë kafe. Ndërsa koka ishte e shpërfytyruar dhe e mbuluar nga gjaku. Ndërsa pranë tij gjendej një xhaketë e errët.

37-vjeçari punonte si murator dhe ka qenë bashkëshortja e viktimës, ajo e cila ka rrëfyer në polici se i shoqi ishte zënë  me dy të arrestuarit pak ditë para vrasjes. Mbrëmjen e 7 dhjetorit Shkëlqim Malaj kishte dalë nga shtëpia duke treguar bashkëshortes se kishte marrë një telefonatë dhe do të zhvillonte një takim për të larë hesapet. Të tre ishin dehur dhe më pas kishin nisur sherri. Analiza e tabulateve telefonikë ka lejuar policinë të bjerë në gjurmët e të arrestuarve,raporton shekulli. 

 

Gjetja e trupit të masakruar të shqiptarit  

 

Policia thotë se, besohet se mund ai mund të jetë goditur me një shkop ose me ndonjë hekur. Në xhepa nuk i janë gjetur dokumenteve, ndërsa ai nuk kishte asnjë shenjë të veçantë, duke bërë që identifikimi të bëhet vetëm nga shenjat e gishtërinjve.

Në rrugë nuk është gjetur asnjë shenjë makine, duke bërë që të mendohet se, krimi ka ndodhur në vendin ku është gjetur trupi i pajetë. Vrasësi apo vrasësit mendohet se, e kanë kryer krimin aty e jo në ndonjë vend tjetër. Policia beson se, viktima bashkë me autorët e ngjarjes së rëndë, do kenë qenë bashkë dhe më pas ka ndodhur krimi.

Policia ende nuk ka ndonjë person të dyshuar në lidhje me këtë krim dhe beson se bëhet fjalë për një sherr të dhunshëm për motive ende të paqarta.