Lajme Shqip Wednesday, 21 March 2012 19:19

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë kësaj jave po viziton disa vende të Amerikës Latine dhe të Karaibeve, në kuadër të axhendës së kësaj Ministrie për të rritur numrin e njohjeve për Kosovën.

Ministri Hoxhaj, gjatë vizitës në Amerikën Latine, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e shtetit të Antigua dhe Barbudas, Winston Baldwin Spencer. Ministri Hoxhaj dhe kryeministri Spencer kanë biseduar për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran. 

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka kërkuar përkrahjen dhe njohjen e Kosovës, duke theksuar se Republika e Kosovës tashmë është një shtet funksional, i qëndrueshëm dhe multi-etnik dhe me një ekonomi në rritje.të Kosovës nga Antigua dheBarbuda.

Kryeministri Spencer ka shprehur mirëkuptimin dhe mbështetjen e tij për progresin që po arrihet në Kosovë, si dhe ka thënë se Antigua dheBarbudado të vazhdojë mbështetjen e Kosovës.