Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 16:02

Prishtinë – Ministri i Jashtëm i Kosovës, ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social “Tëitter” se një delegacion i Kosovës për herë të parë është duke e vizituar Beogradin. Kjo sipas ministrit Hoxhaj, po bëhet për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse atje. 

Hoxhaj po ashtu nëpërmjet këtij mesazhi, ka njoftuar se delegacioni i Kosovës në Beograd, do të zhvillojë takime me zyrtarët serbë dhe të Bashkimit Evropian.
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar vitin e kaluar që të dërgojnë zyrtarë ndërlidhës në Beograd dhe Prishtinë të cilët do të vendoseshin në zyrat e BE-së.