Lajme Shqip Tuesday, 21 January 2014 16:44

François Hollande duhet të mbetet “president beqar” për një kohë, raportet t’i kenë thënë atij këshilltarët e tij, dy ditë pasi Valerie Trierweiler, partnerja e tij zyrtare, është liruar nga një spital, ndërsa presidenti socialist francez ka udhëtuar i vetëm për një vizitë në Holandë, të hënën.

Hollande, 59-vjeçar, nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar nëse Franca aktualisht ka Zonjë të Parë, që kur është zbuluar një lidhje e tij e fshehtë dashurore me aktoren Julie Gayet, 41-vjeçare, të cilën ai ka shkuar për ta vizituar shpeshherë me një motoçikletë disa kilometra larg Pallatit Elize.

Trierweiler, 48-vjeçar, de fakto Zonjë e Parë, ishte shtrirë në spital pasi “ka pirë shumë hapa” në ditën që revista francze Closer ka publikuar fotografitë që ajo ka thënë se dëshmojnë se Hollande po bën një jetë të dyfishtë, dhe ka qëndruar atje për tetë ditë, meqë vuante nga “lodhja e tepërt”.

Presidenti i Francës ka premtuar se do ta “sqarojë” situatën me femrat në jetën e tij para një vizite të tij te Barack dhe Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, më 11 shkurt.