Lajme Shqip Saturday, 01 August 2015 10:50

Kënga e re “Holla” e Tunës dhe e Cozmanit po shkon drejt rrugës së një hiti

Holla e Tunës dhe Cozmanit lirisht mund të futet në top-listën e juaj si njëra prej atyre këngëve Summer Hit.

Kënga, premiera e të cilës u dha mbrëmë, është pritur mirë nga fansat e çiftit, edhe pse disa kritikë, kritikuan Tunën se nuk bëri hit që ishte i fuqishëm si “Fenix”.

Megjithatë, kënga “Holla” është një këngë tipike verore dhe po shkon drejt një milion klikimeve, një gjë që ka ndikuar që Tuna të jetë edhe më e zënë me koncerte prej 1-15 gusht.

Burime të Gazetës Express, pranë Arkiva Shqip, të cilën këngë e distribuon në youtube, kënga për 12 orë ka arritur në 800 mijë klikime, por të cilat klikime procesohen më vonë.

Kujtojmë se ky nuk do të jetë projekti i fundit i Tunës për këtë verë. Këngëtarja pritet që shumë shpejt të lansojë këngën e saj me video bashkë me reperin amerikan Fatman Scoop, që është projekt i këtij të fundit.