Intervista e Sonja Biserkos, e cila kohë më parë kishte thënë se e gjithë historia e serbe është një gënjeshtër e madhe, ka shkaktuar hidhërim të madh te historianët në Serbi.
Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit për të drejta të njeriut në Serbi, në një intervistë të gjerë dhënë një botimit të Matica Hrvatska –s , në të cilën ajo, sipas gazetës së Beogardti “Blic”, transmeton Koha.net, “serbët dhe Serbinë i ka paraqitur si negativët më të mëdhenj dhe fajtorët kryesorë për të gjitha të këqijat në Ballkan e në analizë (“Blic” e fut në thonjëza emrin analizë) ka përfshirë periudhën nga beteja e Kosovës deri në ditët e sotme.
Historianë serbë, me të cilët ka bërë anketë “Blic”, gjithë intervistën të pasaktë ndërsa vetë Sonjën si keqdashëse të serbëve e nga Qeveria serbe kërkojnë që të shikohet sa mjete financiare jepen Këshillit… të saj.
Biserko kishte thënë se elita serbe ka qenë e vetëdijshme se nga viti 1974 të gjithë në Jugosllavi donin mëvetësi më të madhe e kjo asaj nuk i pëlqente.
“Prandaj ajo ngre çështjen e Kosovës. pasi erdhi në përfundim se kurrë nuk do të mund ta sundojë shumicën shqiptare, ka idenë për ndarjen e Kosovës dhe për amputimin e pjesës veriore. Lufta dhe përpjekja e saj për Kosovën ishte instrument për kërkesa territoriale në B e H dhe në Kroaci”, tha Biserko.
Biserko thekson se Kisha ortodokse serbe është e përzier në politikën e tashme serb dhe ajo së pari është politik e pastaj institucion fetar.
“Serbia nuk ka qasje të drejtë në pjesën e historisë që ka të bëjë ne perandorinë osmane, nuk e ka asnjë libër valid që të merret me të. Nga mosnjohja e fakteve është krijuar miti për Kosovën, për heroizmin serb dhe për mbretërinë qiellore”, ka thënë ajo.
E gjithë kjo nuk u ka pëlqyer fare historianëve serbë të cilët kanë hedhur gur e dru kundër Biserkos.
Friday, 31 July 2015 22:40