Stokholm – Reja e hirit nga vullkani i Islandës Grimsvortn arriti deri në Suedi dhe ajo u përhap në transportin ajror.
Në aeroportin në Geteborg “Landsveter”, i cili gjendet në bregdetin perëndimor të vendit, janë anuluar 20 fluturime.
Ekspertët e Ajgjencisë gjermane për siguri të trafikut ajror kumtuan se prej sot nga ora pesë e mëngjesit do t’i mbyllin aeroportet e pjesës veriore të vendit për shkak të resë nga hiri i cili vjen nga vullkani islandez.
Prej orës 5 të mëngjesit nuk do të lejohen fluturime, as aterime nga aeroporti në Bremen, ndërsa prej orës gjashtë as nga aeroporti në Hamburg.
Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Siguri të Trafikut Ajror (Eurokontroll), gjithsej mbrëmë në Evropën Perëndimore, më shumë në Britaninë e Madhe, janë anuluar rreth 500 fluturimeve.
Wednesday, 25 May 2011 10:56