Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 16:52

Vjenë- Kryetari i Këshillit drejtues i bankës austriake “Hipo Alpe Adrija” Gorvald Kranebiter deklaroi në një intervistë për gazetën javore “Trend” se banka do të tërhiqet nga vendet e ish Jugosllavisë.

Kranebiter theksoi se “Hipo” nga mesi i vitit 2012 do të fillojë me shitjen e filialeve në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni dhe Serbi, si dhe se çmimi i tyre do të jetë 1,5 miliardë euro.

Ai theksoi se banka austriake që ta lehtësojë shitjen e filialeve në vendet e ish Jugosllavisë prej tyre do ta tërheqë pronën negative, me vlerë prej katër miliardë euro.

Sipas vlerësimeve të agjencisë Blumberg shuma prej 1,5 miliardë euro, të cilat “Hipo” i kërkon për filialet e veta në territorin e ish Jugosllavisë e mbulon vlerëm e tyre llgarimbajtëse, që tregon se për bankën largimi nga Ballkani Peërndimor është prioritet.