Hillary Duff ka vetëm disa muaj që është ndarë nga i dashuri i saj Mike Comrie, përkatësisht në shkurt të këtij viti.
Por ajo duket të ketë mirëpritur shoqërinë me një tjetër djalë. Këngëtarja 27 vjeçare është argëtuar me trajnerin e saj personal, Jason Walsh, këtë fundjavë.
Hillary ka shoqëruar trajnerin saj në hapjen e një studioje fitnesi ditë më parë përderisa gjatë fundjavës janë parë duke u argëtuar në një klub nate në West Hollywood, transmeton koha.net.
Ata dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin. “Dukej sikur një takim dashurie..ajo dukej shumë e lumtur”, ka thënë një burim për Us Weekly, transmeton Koha.net. Walsh e kishte shoqëruar Hillaryn edhe në tualet. Më pas çifti është larguar së bashku me veturë.
Wednesday, 26 August 2015 15:21