Lajme Shqip Friday, 06 January 2012 14:50

Londër – Jeni në depresion? Mos u bëni merak, është mirë për ju!

Hidhërimi, gjendja e dëshpëruar, depresioni, sido që ta quani, thuhet se është e mirë për shëndetin tuaj.

Sipas një studimi të bërë nga ekspertët mendorë britanik, hidhërimi e ndihmon njeriun që të motivohet për përmirësimin e jetës personale.

Sipas tyre, thuhet se shqetësimi ndihmon njerëzit të jenë më të fortë, të kenë aftësi ripërtëritëse dhe të jenë në gjendje t’u bëjnë ballë sfidave jetësore.

Për këtë arsye ata kanë paralajmëruar mjekët dhe farmacitë që të ndalojnë mjekimin e depresionit me pilula. Gjithashtu, profesor Vakefield beson se hidhërimi apo shqetësimi, i ndihmon njerëzit që të mësojnë nga gabimet e tyre.