Lajme Shqip Tuesday, 13 October 2015 09:28

Ekipet e njësive përkatëse të Policisë së Kosovës tek sot në mëngjes janë duke bërë hetimet e përleshjes së mbrëmshme ndërmjet aktivistëve të LVV dhe policisë.

Ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë ekzaminimet përkatëse.

I tërë kryeqyteti është bllokuar nga kolonat e gjata që janë në trafik.

Në këto momente është e bllokuara rruga “Luan Haradinaj” pasi që në këtë pjesë mbrëmë kishte pas përleshje mes Policisë dhe protestuesve pas arrestimit të liderit të LVV, Albin Kurti. /Zëri/