Një grup hetuesish të Inspektoratit Policor të Kosovës ka filluar të grumbullojë prova materiale për të zbardhur dyshimet nëse gazi lotsjellës që u përdor në Kuvend u ishte dhënë deputetëve të opozitës nga pjesëtarët e saj.
Disa videoincizime dhe fotografi tashmë janë duke u analizuar nga ky grup.
IPK-ja është në pritje edhe të një raporti të detajuar nga Policia lidhur me ngjarjet e 12 dhe 15 tetorit në Kuvendin e Kosovës, ku në të dyja rastet u hodh gaz lotsjellës.
Kjo edhe për të filluar me analizimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve lidhur me dyshimet e ngritura nga deputeti i “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, i cili tha se pjesëtarë të Policisë të pakënaqur me pushtetin u ndihmuan duke i furnizuar me gaz lotsjellës, shkruan Koha Ditore.
Saturday, 17 October 2015 09:15