Lajme Shqip Tuesday, 19 June 2012 11:45

Viti i ardhshëm do jetë plot me surpriza në botën e modës. Guximi dhe eleganca janë konceptet kryesore që mbizotërojnë në këtë koleksion të prezantuara nga Leger. Elegante, atraktive, elemente që nxjerrin ne pah linjat e trupit, janë këto konceptet që do shikoni në koleksionin më të fundit të ‘Max Azria Resort’.

Një përzierje POP-Art, të frymëzuar nga librat komikë me super-heronj, për të krijuar një koleksion të mrekullueshëm për vitin e ardhshëm. Ato të cilët preferojnë copat e printuara, tani kanë mundësi të eksperimentojnë me alternative emocionuese si rrobat me motive metalike, me theks lëkure të veçantë.

Përveç fustaneve të bukur, xhaketave të mrekullueshme, ky koleksion përmban rrobe banje me dizenjo shumë të veçanta. Nëse bëni tuajin këtë koleksion, materiali me të cilin janë përpunuar rrobat ju bën të jeni e veçantë, duke mos pasur nevojë të vendosni asnjë bizhu. Për një efekt joshës vishni taka të larta dhe vendosni syze dielli.

(LajmeShqip.com)