PRESHEVE- Nesër në Preshevë do të mbahet një protestë gjithëpopullore e shqiptarëve të Luginës.
Ky ka qenë vendimi i marrë sot në mbledhjen e liderëve politikë dhe institucionalë të Luginës së Preshevës lidhur me shqyrtimin e situatës më të re pas heqjeje së lapidarit të dëshmorëve nga sheshi i Preshevës, siç u quajt, nëpërmjet një akti vandal të xhandarmërisë së Serbisë.
Siç raporton, Presheva Jonë, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka bërë një pasqyrim të situatës, ndërsa kërkoi që të përfshihet në delegacionin për bisedimet Kosovë-Serbi.
Mustafa i bëri thirrje gjithashtu edhe faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë për qetësimin e gjendjes.
Liderët politikë dhe institucionalë të Luginës së Preshevës do të takoheshin sot për të biseduar për fatin e lapidarit, por siç u shpreh një nga të pranishmit në takim, kryetari Bujanocit, Nagip Arifi, “Serbia na preu ne besë”.(LajmeShqip.com)
Sunday, 20 January 2013 15:45