Lajme Shqip Wednesday, 25 January 2012 18:00

Tiranë- Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ka përshëndetur sot rezolutën e miratuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme në Parlamentin Europian për Kosovën.

Haxhinasto tha në një deklaratë për mediat se “rezoluta i ka hapur rrugë procesit të të përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur për Kosovën. Ka hapur rrugën që Kosova të funksionojë si një shtet i pavarur dhe sovran tashmë”.

“Sot duhet të vlerësojmë punën e jashtëzakonshme të realizuar nga qeveria dhe populli për të arritur në këtë ditë, tregojnë se ka qenë një rrugë e vështirë me shumë sfida dhe shumë sfida të tjera mbeten përpara qeverisë dhe popullit të Kosovës sidomos në procesin e zhvillimit të mëtejshëm, në procesin e trajtimit të problemeve në veri të saj dhe përsa i takon procesit të integeirtmit në BE”.

Sipas Haxhinastos, “ky moment i rëndësishëm, ky vendim apo deklaratë do të jetë një nxitje për ato vende që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me qëllim që numri i njohjeve të vazhdojë të rritet deri në njohjen përfundimtare si një vend anëtar i Kombeve të Bashkuara”.

“Është një ditë që duhet shënuar, e rëndësishme për qeverinë dhe popullin e Kosovës”, tha ministri i Pupunëve të Jashtme.

Haxhinasto vlerësoi gjithashtu nisjen e procesit për liberalizimin e vizave, duke theksuar se “është zhvillim pozitiv çështja e fillimit të procesit për liberalizimin e vizave, por është e rëndësishme që të realizohet një marrëveshje kontraktuale me Kosovën, kështu që Kosova të angazhohet në procesin integrues të saj në BE”. (LajmeShqip.com)