Tirana zyrtare duket se nuk është fort e kënaqur për vendimin e Prishtinës për të pranuar heqjene e termit “Republikës” për Kosovën në takimet rajonale ku ajo do të marrë pjesë.
I pyetur mbi këtë çështje, shefi i diplomacisë shqitpare Edmond Haxhinasto tha se “ky është një vendim sovran i përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës dhe pyetja u duhet bërë atyre.
Por kam besimin e plotë që ata kanë të gjithë aftësinë, maturinë, përgjegjësinë e caktuar politike për të realizuar marrëveshjen në kuadër të dialogut – marrëveshje të cilat do të zgjidhin çështje praktike që ekzistojnë midis dy vendeve”.
Për Haxhinaston ajo që është e rëndësishme “është që Kosova po ndërmerr hapa të rinj drejt sovranitetit të saj, drejt sovranitetit të plotë dhe kjo duhet përshëndetur”.
Sipas tij Kosova po realizon të gjitha përgjegjësitë që ka për të konkluduar një proces dialogu me Serbinë me gjithë tërësinë e çështjeve që mbeten akoma për t’u zgjidhur.
Saturday, 28 January 2012 13:13 