Lajme Shqip Thursday, 22 September 2011 10:43

New York – Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, është takuar në New York me Sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Hillari Klinton.

Takimi u krye gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB që po mbahet në SHBA.

Gjatë takimit të shkurtër që pati me zonjën Klinton, ministri Haxhinasto i përsëriti Sekretares amerikane të Shtetit ftesën për të vizituar Shqipërinë.

Ajo u shpreh se do ta vizitojë Shqipërinë në mundësinë më të parë.

Zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto, ndërkohë do të vazhdojë takimet e nivelit të lartë në New York, ndërsa do të kryesojë Takimin e Kartës së Adriatikut, me përfaqësues nga vendet e rajonit dhe SHBA.