Lajme Shqip Monday, 23 May 2011 11:24

Has – Një 18 – vjeçar në fshatin Vlahën të rrethit të Hasit gjeti vdekjen, në orët e vona të natës së kaluar si pasojë e shkarkimeve atmosferike.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22. 00 në vendin e quajtur “Shpella e pëllumbave”, në afërsi të fshatit Vlahën të rrethit të Hasit, kur shtetasi Rexh Muhadri, 18 vjeç, është goditur nga rrufeja dhe ka gjetur vdekjen”, tha zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Suada Sulaj.

Kanë qenë banorët e fshatit, të cilët kanë konstatuar goditjen e 18 – vjeçarit nga rrufeja, të cilët kanë informuar edhe komisariatin e policisë të rrethit.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilët për shkak të kushteve të këqia të motit dhe në kushtet e errësirës, vetëm mëngjesin e sotëm kanë mundur të kryejnë veprimet hetimore.