Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 06:46

Has: – Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Golajt me 18 qendra votimi, komuna më e madhe e rrethit të Hasit.

Kryetari i KZAZ-së nr. 35, Seit Jaku, tha për ATSH-në se sapo ka përfunduar numërimi i votave të kësaj njësie vendore, nga të cilat rezulton se fitues është kandidati Zenel Kastrati, përfaqësues i “Aleancës për qytetarin” me 40 vota më tepër se kandidati Adem Lala, përfaqësues i PS-së dhe deri tani kryetar i komunës.

Sipas tij, procesi i numërimit të votave ka vazhduar pa asnjë problem dhe nën mbikqyrjen e vëzhguesve vendorë e të ODIHR-it. Jaku tha se pas plotësimit të dokumentacionit për komunën e Golajt do të nisë numërimi i votave të bashkisë së Krumës.

Në rrethin e Hasit në këto zgjedhje u hapën 39 qendra votimi, ndërsa në listat e votimit ishin të regjistruar 13500 votues gjithsej.