Lajme Shqip Monday, 03 August 2015 11:04

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, në fjalën e tij gjatë seancës së sotme tha se është e pakuptimtë që për një interes të një teme të shkojmë kaq larg, bile në mënyrë të paskrupullt.

“Qeveria e ka sjell edhe një herë një material në Kuvend, ju do të ishit i detyruar që me automatizëm ta dërgoni në Kushtetuese. Le të thotë ajo se nuk keni pasur nevojë ta sillni, por është dashur të dërgoni me automatizëm”, tha Haradinaj.

 

Veseli: Me riprocedim nuk po e shkeli Kushtetutën

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës, të cilët po konsiderojnë se Veseli po e shkel Kushtetutën e vendit.

Ai tha se qëndrimet e opozitës janë politike dhe sipas tij është në rregull që mbajnë qëndrime të tilla.

“Këto janë qëndrime politike, dhe është në rregull të mbani qëndrime politike”, tha ai.

Veseli tha se nuk po e shkel as Kushtetutën dhe as rregulloren.

Ai i tha opozitës se nëse mendojnë se po e shkel Kushtetutën le ta dërgojnë çështjen në Gjykatë Kushtetuese.