Është komentuar shumë në media ndarja mes çiftit Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger. Bazuar nga intervista që ka dhënë për “Sky Sport” Lewis Hamilton është ai që po e përjeton më keq fundin e lidhjes me këngëtaren britanike.“Me gjithë forcën po tentoj që të jem pozitiv sepse po kaloj në një kohë shumë, shumë të vështirë pasi kam humbur dikë shumë të veçantë në jetën time. Bota ime është përmbysur”, ka thënë Hamilton.
Pavarësisht sesi ndjehem e kam për detyrë të vazhdoj jetën dhe të motivoj ekipin tim,duke qënë pjesë e “Formula 1”,ka shtuar ai.
“Dhe nëse rri kokulur dhe me energji negative atëherë kjo do të ndikojë tek ekipi im dhe kjo nuk është ajo që dua”, ka thënë vozitësi britanik. Prandaj duhet të mbaj kokën lart por është e vështirë për ta bërë”.
28 vjeçari, i cili përfundoi në pozitën e pestë gjatë garës për Çmimin e Madh të Gjermanisë ka qenë në lidhje me Scherzinger që nga viti 2007 dhe besohet se largësia mes njëri-tjetrit dhe orari i tyre i ngjeshur ka bërë që ata t`i japin fund lidhjes së tyre.
Tuesday, 09 July 2013 11:08