Gazë- Hamas i bëri thirrje sot presidentit palestinez Mahmud Abas që t’i ndërpresë negociatat paqësore me Izraelin, pasi që Izraeli arrestoi dy deputetë të lëvizjes islamike.
Ushtarët izraelitë e arrestuan presidentin e Parlamentin izraelit Azis Duaik pas akuzës për pjesëmarrje në grupet terroriste. U arrestua edhe një deputet i Hamasit – Haled Tafish.
Sipas lëvizjes islamike, me arrestimin e Duaik, Izraeli ka për qëllim që ta pengojë pajtimin mes fraksioneve palestineze në zgjedhjet, të caktuara për më vonë këtë vit.
“Kjo që ndodhi kërkon nga Mahmud Abasi që të shpallë pengim të menjëhershëm të negociatave në Aman nga respekti ndaj popullit tonë dhe nga respekti ndaj Parlamentit dhe kryetarit të tij”, tha zëvendës-zëdhënësi i Hamasit, Ahmed Bahar.
Sipas tij, me atë pushteti palestinez do të duhej të dërgojë porosi drejt Izraelit “se nuk do t’i mbulojë krimet e tij dhe t’i lë pa përgjigje”.
Friday, 20 January 2012 16:30