Halle Berry prej vitesh ka qënë në një luftë gjyqësore me ish-burrin e saj Gabriel Aubry për të fituar të drejtën e kujdestarisë së vajzës së tyre Nahla.
Mbas debateve dhe argumenteve të ndryshme midis avokatëve, më në fund gjykata ka marrë një vendim ditën e premte. Ky vendim ka favorizuar aktoren e cila e ka treguar mjaft mirë devotshmërinë ndaj vajzës së saj 3 vjeçare Nahla, gjatë ditëve të pushimit në plazh.
Pas një histori të keqe që pati me ish-burrin e saj, ku dhuna la shenja të dukshme edhe për publikun, më në fund beteja e saj përfundoi me fitore të plotë.
Gjatë këtij viti aktorja e çmimit Oskar ka nënskruar për tre filma: “New Year’s Eve,” “Dark
Tide,” dhe “Cloud Atlas.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 30 August 2011 13:31