Lajme Shqip Monday, 26 December 2011 14:30

Preshevë-Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, i konsideron të papranueshme dhe të papërballueshme për qytetaret shqiptarë të Luginës së Preshevës, vendosjen e tarifave të reja për kalimin kufitar sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë që ka nisur të zbatohet pikërisht sot.

Makinat që nga Serbia futen në Kosovë, do të paguajnë siguracion prej 60 euro, i cili do të jetë i vlefshëm për 15 ditë.

“Ky momenti i ri, i paraqitjes së tarifave për policat kufitare të sigurimit, nuk është nje veprim konkret për ta lehtësuar lëvizjen e lirë, por përkundrazi do të kemi një embargo të dyfishtë. Deri më tani kosovarët ishin ata të cilët kishin pengesa per te udhetuar në Serbi, për shkak të pengesave administrative te cilat tashmë po shndërrohen në pengesa financiare të patejkalueshme”, ka thënë Halimi, per agjencine PreshevaNews.

Sipas tij, duke qenë se rrogat mesatare janë 200-300 euro, shuma 60 euro per 15 ditë, është e qartë se është një shume e papërballueshme.

 “Atëherë rezultati do të jetë embargo e plotë pasi jo vetëm që kosovarët nuk do të mund të vijnë në Serbi por edhe për shqiptarët e Luginës, bëhet e paarritshme që të hyjnë në Kosovë”.-thote Halimi.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kerkojne vazhdimin e embarogs se qarkullimit me Serbine, pasi tarifat jane papërballueshme financiarisht.