Beograd- Mediat në Gana thonë se ky vend së shpejti do të mbyllë misionin në Beograd, pasi ky i fundit ka dëbuar ambasadorin e Ganës për shkak të njohjes së Kosovës.
Shefi i diplomacisë së Ganës, Alhaji Mohamed Mumuni, i ka thënë parlamentit se “marrëdhëniet e përzemërta” deri më tash ndërmjet dy vendeve, kanë pësuar dëme serioze pas njohjes së shtetësisë së Kosovës.
Portali “GanaËeb” shkruan se “autoritetet e zemëruara serbe” kanë bërë përpjekje që përmes ambasadorit në Beograd, Samuel Valis-Akjan, të bëjnë presion tek Akra zyrtare për të tërhequr njohjen. Ministri Mumuni ka thënë se Ganës “nuk i ka mbetur gjë tjetër pos të urdhërojë mbylljen e misionit të saj diplomatik në Beograd”.
Ambasada e Ganës në Beograd ka konfirmuar për mediat serbe se ambasadori i saj ka udhëtuar drejt Ganës, por jo edhe informacionet për mbylljen e përfaqësisë diplomatike. Gana ka njohur pavarësinë e Kosovës në janar të këtij viti.
Thursday, 01 March 2012 16:30