Lajme Shqip Sunday, 18 October 2015 11:49

Qyteti Bukit Aman duhet të ndjekë procedura strikte para se të ekstradojë hakerin e dyshuar të Shtetit Islamik në SHBA, ka thënë kryeinspektori i Policisë në Kuala Lumpur të Malajzisë, Tan Sri Khalid Abu Bakar.

Ai tha se duhen ndërmarrë me kujdes hapat e nevojshëm pasi që 20 vjeçari nga Kosova ka qenë kërcënim i sigurisë.

“Nuk pres se do të ketë ndonjë problem për ekstradimin e të dyshuarit në SHBA, por ende nuk jemi të sigurt se kur do të ndodhë kjo”, ka thënë ai, raporton “The Star”.

Khalid tha të enjten se i dyshuari është ndaluar më 15 shtator derisa po tentonte të mblidhte informata sekrete për ushtrinë amerikane.

“Personi që erdhi në Malajzi në muajin gusht me pretekstin e vazhdimit të studimeve në shkencat kompjuterike dhe forenzikën kompjuterike u ndalua nga policët special anti-terror të Bukit Amanit. Ai ka qenë në kontakt me liderët kryesor të ISIS-it në Siri dhe ne besojmë se ka qenë duke provuar që të mbledhë informata sekrete mbi ushtrinë amerikane”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.