Lajme Shqip Tuesday, 27 September 2011 08:57

Hagë – Dëshmitari i mbrojtur me shifrën e koduar 77, ka dëshmuar dje në Tribunalin e Hagës, në procesin pjesërisht të përsëritur gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij Lahi Brahimaj e Idriz Balaj.

Ky dëshmitar i mbrojtur ka dëshmuar, në seancë të mbyllur, për zhvillimet rreth brigadës 134, të FARK-ut, të udhëhequr nga Tahir Zemaj.

Mbrojtja e Haradinajt e ka argumentuar pavlefshmërinë e kësaj dëshmie, ashtu si dhe të gjitha dëshmive të tjera, të cilat ajo i ka cilësuar si të përsëritura nga procesi i parë gjyqësor, i përmbyllur në vitin 2008.