Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 06:51

Hagë – Këshilli gjyqësor i Tribunalit të Hagës sot do të vendosë për kërkesën e Voisllav Sheshelit që të ndërpritet gjykimi dhe lideri i Partisë Radikale Serbe të lirohet.

Në historinë e tij tribunali deri tani nuk ka pranuar kërkesa të këtilla të të akuzuarve.

Në debatin e 9 marsit Sheshel kërkoi dëmshpërblim prej 10 milionë euro dhe e përsëriti kërkesën e tij që Këshilli të miratojë aktgjykim për lirim pasi që sipas tij, Prokuroria asgjë nuk ka dëshmuar kundër tij.

Në situatë të këtillë anëtarët e Këshillit gjyqësor vlerësojnë se nëse prokurorët kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme kundër Sheshelit për të gjitha provat nga aktakuza ose për shkak të mungesës së dëshmive e hedhin poshtë gjithë aktakuzën ose pjesë nga ajo. Sheshel ndodhet në paraburgimin në Hagë prej në shkurt të vitit 2003 kur vullnetarisht u dorëzua.