Lajme Shqip Thursday, 22 September 2011 20:06

Milano – Sot, stilisti me famë botërore i ka dhënë nismën javës së modës në Milano të Italisë. Këtë javë sfilimesh Gucci e hapi me një paradë të stilimeve të tij të nxjerra nga arkiva, për të përkujtuar në këtë mënyrë 20-vjetorin e karrierës së tij.

Pas parakalimit të veshjeve që kujtonin karrierën e tij ndër vite, u prezantua edhe linja e re për sezonin vijues. Stilimet dominoheshin nga ngjyrat e zeza, të bardha, të arta, jeshile dhe portokalli; ngjyra që të kujtojnë emblemën e Guccit me ngjyrë të zezë, të kuqe dhe vija të gjelbra.

Prezantimi i veshjeve të Guccit do të zgjasë 6 ditë. Ndër 73 të ftuarit për të marrë pjesë në këtë eveniment janë : Girogio Armani, Missioni dhe Roberto Cavalli. (LajmeShqip.com)