Barcelona për momentin është mbajtëse e Ligës se Kampionëve, pasi e çmontoi Manchester Unitedin, në Ëembley, sezonin që lamë pas.
Megjithatë, Pep Guardiola po e përgatit skuadrën e tij për ndeshjen kundër Milanit, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Dua ta them te njëjtën gjë që thash sezonin që fituam në Romë. Ne nuk jemi favoritë, sepse përveç Milanit askush nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampioneve dy herë radhazi, Milani e ka bërë këtë gjë, ata janë më të vërtetë skuadër për t’u lakmuar, është nder të luash kundër tyre, mirëpo për ne do të jetë një kundërshtar i vështirë,” tha Guardiola. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 13 September 2011 16:59