Djemtë e bandës muzikore ‘N Sync janë bashkuar në fshehtësi në datën 11 të këtij muaji. Dhe kjo për të festuar ditëlindjen e 40-të të shokut të tyre Chris Kirkpatrick.
Festa e vogël që Chris kishte organizuar në shtëpinë e tij në Florida, u shndërrua në një festë të madhe me praninë e ish shokëve të grupit, të cilët shkuan për ta uruar pa e njoftuar.
Pjesëtarët e ‘N Sync, JC Chasez, Joey Fatone, Lance Bass dhe Chris, ishin të gjithë sëbashku në një dhomë, duke e shndërruar këtë ngjarje në një takim jozyrtar të bandës. Por me ardhjen e papritur të Justin Timberlake atmosfera e grupit u ndez edhe më shumë.
Bashkimi i tyre ishte i pari që mbas pesë vitesh.
Një atmosferë mjaft e gëzueshme për ta, por jo premtuese për fansat e grupit, i cili nuk ka asnjë plan për t’ju kthyer skenës. (LajmeShqip.com)
Friday, 28 October 2011 16:19