Shkup – Kryeministri Nikolla Gruevski konsideron se përgjigjet e djeshme të kolegut grek Lukas Papadhimos dhe liderit të Demokracisë së Re, Antonis Samaras janë qëndrimet më radikale të Greqisë që i ka pasur në historinë e vet lidhur me kontestin e emrit.
“Qëndrimi që e komunikoi kryeministri dhe refuzimi i takimit nga ana e Samarasit janë procedura të cilat tregojnë se nuk kanë për qëllim të merren me këtë problem. Ata evitojnë takime në çdo mënyrë dhe në çdo nivel të mundshëm”, deklaroi kryeministri Gruevski duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit të konviktit të ri të studentëve “Stiv Naumov” në Shkup.
Nëse eventualisht kryhet presion nga bashkësia ndërkombëtare mbi ta, kryeministri konsideron se kjo dukshëm sipas qëllimeve që i tregojnë në këtë periudhë do të jetë aktrim i takimeve për shkak se ai që realisht dhe sinqerisht dëshiron takim do ta bëjë tani pa i bërë presion dikush.
“Ai që është i shqetësuar për gjendjen dhe dëshiron të zgjidh një çështje, i cili është problem për atë, por edhe për vendin fqinj, ai nuk do të pret të ketë kurrfarë presioni mbi të, që pastaj të aktrojë se bën disa bisedime, se është shumë zemërgjerë dhe mundohet shumë, por pala tjetër është shumë e fuqishme”, theksoi kryeministri.
Sipas tij minohen çfarëdo qoftë bisedime me pozicione që janë ultraradikale dhe për të cilat paraprakisht dinë se nga askush në Maqedoni nuk do të pranohen, as nga pushteti, as nga opozita, tekstualisht nga askush.
“Pak a shumë jam i shqetësuar për sjelljen e Greqisë dhe mënyra e këtillë të sjelljes dukshëm është me qëllim që të të mos arrihet deri në negociata. Nëse në periudhë të ardhshme, nën ndonjë presion fillojnë bisedimet, sipas asaj që shoh tani se si sillen me siguri ajo do të jetë e ashtuquajtur blejmgejm, gjegjësisht në çdo mënyrë do të tentojnë të tregojnë se bëjnë orvatje, por se ne nuk jemi falenderues për ato përpjekje dhe nuk përgjigjemi në mënyrë përkatëse”, tha kryeministri.
Ai shprehu keqardhje që edhe kjo garniturë e re politike në Greqi, jo vetëm që nuk ka vesh për këtë çështje, por shkon prapa.
Me kërkesë të gazetarëve që t’i komentojë spekulimet për daljen e mundshme të Greqisë nga Marrëveshja e përkohshme, kryeministri Gruevski konsideron se dy personat që i komentojnë këto çështje, janë në njëfarë mënyrë në korelacion të drejtpërdrejt me MPJ-në greke dhe ajo është e dedikuar, siç tha për të tjerët, jo për ne.
Kryeministr Gruevski nuk deshi të komentojë në lidhje me mundësinë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s në Samitin që duhet të mbahet në Çikago, në maj.
“Është evidente se në Samitin e Bukureshtit vendet-anëtare kanë marrë vendim që është rezultat i hapave paraprake ilegale të një anëtari të tyre. Është arritur konkluzion pasi që vendet-anëtare janë sjellur në konfuzion respektivisht përmes rrugës ilegale të një vendi-anëtar. Nga ky aspekt mbetet të shohim se sa kjo do të respektohet nga Aleanca”, sqaroi ai.
Madje edhe pas marrjes së vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, nënvizoi Gruevski, Greqia tregon se nuk ka qëllim ta zgjidh çështjen e emrit.
“Nëse NATO do të tregojë respekt ndaj Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, mbetet të shohim në maj, në Samitin e Aleancës që do të mbahet në Çikago”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.
Sunday, 25 December 2011 19:11