Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 12:21

Tiranë – Zv/Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck është shprehur se ka marrë garanci nga mazhoranca se ajo do të negociojë për paketën me 10 pika të propozuara nga Edi Rama.

Ndryshe nga sa deklarohet nga kryeministri Berisha, duket se “nën rrogoz” gjërat po lëvizin pavarësisht retorikës politike.

Ndërkohë gjatë prononcimit për mediat shqiptare, Grosruk eshte shprehur se Shqipëria nuk ka nevojë ta ndryshojë plotësisht kodin e vet zgjedhor.

Grossruck ka theksuar se në ndryshimet e reformës zgjedhore duhet të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE-së por kjo sipas tij është në dorën e palëve.