Rivalitet në politikë, por edhe jashtë saj. Dy femrat e spikatura të Partisë Demokratike konkurrojnë me njëra-tjetrën jo vetëm në hierarkinë e partisë por edhe në stil. Më konkretisht sa u takon makinave të tyre personale.
Pasi ish-mnistrja e Integrimit, Majlinda Bregu bleu makinë “Jaguarin XF” me vlerë mbi 60 mijë euro, ish-zëvendësja e saj, Grida Duma ka blerë një fuoristradë “Chevrolet Captiva”, që ka një vlerë fillestare prej 100 mijë dollarë.
Duma ka qenë e ftuar në emisionin “Konfidencë” në “ABCnews”, ku ajo ka bërë dhe një xhiro më makinën e saj luksoze dhe me bizhuteritë fine dhe të shtrenjta.
Tuesday, 11 February 2014 17:48