Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 14:50

Nanjing- Punëtorët në fabrikën e LG për ekrane të sheshta në Kinën lindore hynë në grevë me çka ndërprenë punën e disa linjave prodhuese, kumtoi sot kompania.

Ata mbajnë grevë për shkak të zvogëlimit të bonuseve të zakonshme të Vitit të Ri. Megjithatë, deri në mesditë, sipas orës lokale janë parë disa autobusë me punëtorë të cilët kthehen në fabrikë pasi që LG Displej theksoi kumtesë se bonuset e Vitit të Ri do të jenë 200, respektivisht dy rroga mujore.

Përfaqësuesi i LG në Seul, pohoi sot se ka mospajtime me punëtorët në fabrikë në Nanjing dhe se në vijim janë negociatat për ndërprerje të mospajtimeve.