Lajme Shqip Monday, 07 May 2012 18:00

Rezultati i zgjedhjeve të 6 Majit në Greqi ka risjellë makthin e mosqeverisjes, duke lënë të hapur mundësinë e përsëritjes së procesit zgjedhor në muajin qershor.

Grekët, me votën e tyre kane dënuar sistemin dypartiak, duke bere qe partitë e koalicionit qeveritar PASOK dhe Demokracia e Re, te humbasin shumicën e vendeve ne Parlament. Sipas rezultateve zyrtare, konservatoret kane mundur te përqendrojnë vetëm 18.9 % te votave,te ndjekur nga surpriza e këtyre zgjedhjeve Aleanca e se Majtës Radikale me 16.8%, ne shifrat me te mira te saj prej 1954. Goditjen me te forte qysh prej 1974 kane marre socialistët qe janë renditur ne vend te trete me 13.2%. Për një qeveri te Shpëtimit Kombëtar kane bere thirrje lider i konservatoreve Samaras dhe ai i socialisteve Venizellos.

“Jemi gati te marrim përgjegjësinë e krijimit te një qeverie te shpëtimit kombëtar. Me dy ambicie te përcaktuara, qe vendi te ngelet ne Eurozone dhe te ndryshohen politikat e marrëveshjes se shpëtimit ne mënyrë qe te kemi zhvillim dhe lehtësim te jetës se qytetareve”, thotë Andonis Samaras, lideri i Demokracisë së Re.

“Duhet një qeveri e shpëtimit kombëtar me pjesëmarrjen e te gjitha forcave, pa përjashtim qe kane deklaruar orientimin e tyre evropian, pavarësisht qëndrimit te tyre, persa i përket programit te shpëtimit dhe se çfarë ai nënkupton”, thotë Evangjelos Venizellos, lideri i PASOK-ut.

Por askush prej pese partive te tjera qe kane hyre ne Parlament nuk mbështet zgjedhjen e tyre. Lideri i se Majtës Radikale, Aleksis Tsipras ka theksuar se greket kane çuar një mesazh drejt Brukselit dhe Berlinit për mospajtimin me politikat e tyre te masave shtrënguese dhe  ka bere thirrje për një qeveri te koalicionit te majte,fakt qe s’ka gjetur mbështetje nga komunistet greke.

“Jemi te sigurte qe greket kane çuar një mesazh te fuqishëm ne gjithë Evropën për te ndryshuar drejtimin e vendit. Nuk ka asnjë vend për marrëveshjen barbare te shpëtimit ne ecurinë tone evropiane”, thotë Aleksis Tsipras, lideri i Aleancës së të Majtës Radikale.

Mospjesëmarrja rekord prej gati 35% ne zgjedhje dhe rezultati i tyre ka krijuar një udhëkryq politik ne vend, pasi as partitë qe janë pro reformave evropiane dhe as ato qe janë kundër nuk mund te krijojnë qeveri. Reagime ne opinionin publik dhe shqetësime ne radhët e emigranteve ka shkaktuar deklarata e liderit te partisë neonaziste, qe për here te pare hyn ne Parlament me 7% te votave.

“Të gjithë emigrante jashtë, jashtë vendit tim, jashtë shtëpisë sime”, thotë Nikos Mihaloliakos, lideri i Chrisi Avgji.

Me shqetësim kane komentuar përfundimin e zgjedhjeve greke zyrtare te FMN-së dhe BE-së, te cilët kane deklaruar se Greqia duhet te vazhdoje zbatimi e masave shtrënguese,me masa te reja ne muajin qershor. Por qe te zbatohen këto masa duhet një qeveri dhe diçka e tille është ende e pamundur te krijohet ne kushtet e reja politike te Greqisë. (tch)