Lajme Shqip Tuesday, 17 January 2012 09:40

Athinë – Greqinë në vitin e kaluar e kanë vizituar mbi 11 milionë turistë, që është rritje prej 8,5 përqind në krahasim me vitin 2010, tregojnë të dhënat e Asociacionit të agjencive turistike greke, të cituara nga gazeta “Vima”.

Konkretisht, në vitin 2011 në Greqi kanë ardhur 11.528.782 turistë, ndërsa në vitin 2010 numri i tyre ka qenë 10.611.219.

Më së shumti turistë ka pasur në ishujt Kos dhe Rodos, vijojnë Iraklioni, Selaniku, Hania, Santorini, Samosi, Korfuzi, Zakintos dhe Skiatos.

Në vitin 2011 Athina ishte më pak e vizituara, duke regjistruar në kryeqytet ulje të turistëve në krahasim me vitin paraprak. Gjithashtu, edhe ishulli Kafalonia ka regjistruar ulje të vogël të vizitueshmërisë.

Këtë vit turoperatorët presin rekord me mbi 16,5 milionë turistë në Greqi.