Athinë- Në Greqi fillon fushata për përmirësimin e imazhit turistik të vendit. Organizatat turistike në vend shprehën shqetësim nga ngrirja e rezervimeve të turistëve të huaj, që ndodh kohën e fundit, shkruan gazeta “Eksperes”. 
Operatorët e huaj turistik i kanë informuar partnerët grek se ka ulje në rezervimet fillestare.
Arsye për këtë janë lajmet e këqija, të cilat përhapen për Greqinë jashtë vendit, sipas përfaqësuesve të sektorit.
Iniciativa e cila duhet të fillojë, duhet t’i bind turistët e huaj se Greqia është destinacion i siguritë turistik. Planifikohet të publikohen lajme pozitive për vendin në mediat botërore përmes ambasadave greke jashtë vendit dhe zyrat e kompanisë turistike shtetërore. Gazeta “Imerisija” shkruan për anulim masiv të pakove turistike pas trazirave të fundit. Sipas edicionit të rënies së fundit turizmit në kryeqytetin grek është 30 për qind. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 February 2012 11:40