Lajme Shqip Friday, 11 May 2012 15:50

Athinë – Lideri i Koalicionit të majtistes radikale SIRIZA Aleksis Cipras sonte refuzoi të merr pjesë në bisedimet me me kreun e PASOK  Evangelos Venizelos për formim të qeverisë së re greke.

Cipras theksoi se nuk do të hyjë në asnjë qeveri, duke shtuar se kushtet e vendosura nga plani shpëtues ndërkombëtar për Greqinë janë shumë të ashpra.

Venizelos theksoi se nesër do ta kthejë mandatin për përbërje të qeverisë së presidentit Karolos Papulas, i cili pastaj duhet të mbledhë  Këshillin e liderëve politik. Këshilli do ta shqyrtojë mundësinë për formim të qeverisë së unitetit kombëtar.

Lideri i Demokracisë së Re Adonis Samaras deklaroi se Greqia mund të formojë qeveri afatgjate, të aftë që ta mbajë vendin në eurozonë, vetëm me aprovim të majtistes radikale SIRIZA, e cila e fitoi vendin e dytë në zgjedhjet e së dielës. (LajmeShqip.com)

 

*****************************

Athinë – Pas takimit me kreun e PASOK, Evangelos Venizelos, Antonis Samaras vlerësoi se ka shpresë për të formuar një qeveri, diçka për të cilën, sipas tij, po lufton edhe Demokracia e Re.

“Situata politike e bën të vështirë krijimin e një qeverie të qëndrueshme, por ne po luftojmë për të dhe ka ende shpresë”, tha Samaras.

“Ne kemi paralajmëruar për rrezikun e mosqeverisjes. Problemi është se nuk ekziston kultura e bashkëpunimit, dhe për shkak se asnjë forcë tjetër nuk ka plan konkret, përpiqet të përfitojë nga kriza”, tha Samaras para grupit parlamentar të ND.

Kreu i konservatorëve theksoi dy kërkesat e partisë së tij; Greqia në Euro dhe rinegocimi i Memorandumit. Takimi me Samaras ishte i dyti i Venizelos, në përpjekjet e tij për krijimin e qeverisë.

Dje, kryetari i PASOK, zhvilloi takimin e parë me Fotis Kouvelis, kryetari i DIMAR (E Majta Demokratike, me 19 vende në parlament), takim që e cilësoi një “hap pozitiv”.

Pas takimit, Kuvelis tha se kishte sugjeruar formimin e një qeverie, me mision të dyfishtë; për qëndrimin e vendit në BE dhe Euro dhe për ndryshimin e Memorandumit të masave. Kreu i PASOK e cilësoi këtë një propozim “identik” me propozimin e tij për një qeveri të unitetit kombëtar, që ka si qëllim Greqinë në euro.

Venizelos do të vazhdojë takimet në mbrëmje me kreun e SYRIZA, Aleksis Cipras, ndërsa kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos tha se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Venizelos. Në rast të dështimit të negociatave të kreut të PASOK, është radha e Presidentit Papulias të bëjë një përpjekje “të minutës së fundit”, për të formuar një qeveri deri në zgjedhje. (LajmeShqip.com)