Lajme Shqip Thursday, 17 May 2012 13:18

Athinë – Qeveria greke e përkohshme prej 16-të anëtarësh dha betimin dhe do të qeverisë me vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 17 qershor.

Kabineti, i cili përfshin diplomatë, profesorë dhe ish-ministria, nuk do të marrë vendime të rëndësishme deri në zgjedhjet e qershorit.

Njëzet e një deputetë të partisë të dhjathtë ekstremiste “Agimi i Artë” që hynë në Parlament duke marshuar si ushtarë, do t’i marrin vetëm për një ditë vendet e tyre së bashku me deputetët prej gjashtë partive të tjera politike.

Parlamenti do të shpërbëhet nesër që të shpallen zgjedhjet e reja, të cilat do të mbahen më 17 qeshor. (LajmeShqip.com)