Athinë- Qindra shoferë në Greqi mbetën të bllokuar për shkak të motit të keq të përcjell me reshje të mëdha të borës dhe shumë erë të fuqishme në pjesën qendrore dhe veriore të vendit.
Ekipet e shpëtimit i ndihmuan më shumë se 1.000 shoferëve të cilët mbetën të bllokuar në autostradën “Ignatia” në afërsi të qyteteve Kozani dhe Grevana, ndërsa qindra të tjerë ende janë shtrënguar nga bora.
Autoritetet i hapën rrugët lokale për të pranuar një numër të madh të njerëzve, të cilët në të kundërtën kanë dëshiruar që natën ta kalojnë në automjet në afërsi të Kozanit, në pjesën veriore të vendit.
Kolonat me kilometra të tërau krijuan nëpër autostradën në skaj të Lamias, sepse shoferët vozisin më ngadalë ose ndalen për të montuar pajisje dimërore.
Friday, 23 December 2011 13:27