Athinë – Pesimizmi i grekëve ka arritur pikën më të lartë, pasi 86 përqind deklaruan se pagat u janë ulur për mbi 30 përqind, ndërsa 60 përqind prej tyre janë të pasigurtë për punën e tyre, citojnë gazetat rezultatet e anketës së agjencisë sociologjike “Metron analisis”.
Momenti aktual është i zi, por e ardhmja është edhe më e zezë, vëren gazeta “Elefterotipia”.
Një anketë tjetër, e agjencisë “Mark” tregon se grekët janë kthyer dhe tashmë nuk i besojnë partive politike, duke kërkuar shpëtim në partitë e reja.
Modeli dypartiak është arritur deri në nivele rekorde të ulëta, mbështetja për partinë konservative Demokracia e re ka rënë deri në 20,7 përqind, ndërsa për socialisten PASOK deri në 11 përqind, komenton gazeta “Etnos”.
Në këto trazira kryeministri i tanishëm i koalicionit qeveritar Lukas Papadhimos, dukshëm i tejkaloi liderët e dy partive qeveritare, konservativëve Andonis Samaras dhe të socialistëve Jorgos Papandreu, dhe është treguar i duhur për këtë funksion në krahasim me të tjerët.
Duke i transmetuar pasojat e dhimbshme të krizës, grekët fajin për të e gjejnë në sistemin partiak dhe orientohen ndaj krijimit të partive të reja politike. Madje 75 përqind nga të anketuarit po angazhohen për parti të reja, me orientim më ndryshe nga e sotmja, thekson ende gazeta.
Pasiguria mbretëron edhe rreth super këstit të ardhshëm që Athina pret nga kreditorët, në vlerë prej 89 miliardë euro, në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan gazeta “Vima”. Bëhet fjalë për këstin e parë nga pakoja e shpëtimit për Greqinë, që është në vlerë prej 130 miliardë euro dhe me të cilën duhet të financohet çregjistrimi i një pjese të debisë greke, që të ndihmohen bankat dhe të kompensohen nevojat nga pagesat shtetërore.
Monday, 19 December 2011 09:45