Lajme Shqip Thursday, 12 July 2012 18:40

Pikëkalimi kufitar në Bërnjak, në veri të vendit, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Rozhajë sot është mbajtur i mbyllur për dy orë  pasi në afërsi të tij janë gjetur dy granata dore të pashpërthyera.

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviq i deklaroi agjencisë Tanjug se granatat janë detonuar, dhe pas kësaj është rivendosur trafiku në këtë pikë kalimi.
Ajo theksoi se pika kufitare 31 ishte e mbyllur për dy orë dhe se rreth orës 17 e 30 minuta trafiku i udhëtarëve dhe mallrave është normalizuar.

Granatat u gjetën ndërmjet liqenit të Ujëmanit (Gazivodës) dhe blloqeve të betonit që shërbejnë si mburojë për personelin e EULEX-it dhe të KFOR-it në këtë pikëkalim.
Para 10 ditëve këtu janë hedhur dy bomba, nga të cilat njëra ka shpërthyer dhe me atë rast ka plagosur lehtë një pjesëtar i KFOR-it, si dhe është shkaktuar dëm i vogël material.