Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 11:16

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi ka konfirmuar vjedhjen e makinës së tij para dy ditësh.

Shalsi ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën Mine Peza. Shalsi tregon se kishte hyrë në një dyqan dhe është vonuar disa minuta.

Kur ka dalë jashtë, makina e tij Opel Antara ishte zhdukur.

Deputeti socialist kishte lënë çelësat brenda në makinë çka ka lehtësuar punën e hajdutëve.

Shalsi thotë se makina e tij kishte në xhamin e përparëm shenjën e Kuvendit të Shqipërisë, por kjo nuk i ka penguar hajdutët.