Tiranë – Një biznesmen është grabitur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje, ndërsa është bërë e ditur vetëm në mbrëmje. Burime nga policia bëjnë me dije se në zonën pranë Urës së Beshirit në kryeqytet, një person i armatosur me shotgan ka kërcënuar biznesmenin, identiteti i të cilit nuk dihet ende, duke i thyer dhe xhamin e mjetit në të cilin gjendej ndërkohë biznesmeni.
Pas kësaj grabitësi ka mundur të finalizojë dhe aksionin e tij, duke grabitur 40 mijë euro të cilat biznesmeni i dispononte me vete, për tu larguar menjëherë më pas në drejtim të paditur. Biznesmeni më pas ka denoncuar rastin në komisaratin numër 6 në zonën e Kombinatit, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes.
|
|
Friday, 22 November 2013 11:40 1 July 2014 18:00
26 June 2014 11:00
22 June 2014 16:17
12 June 2014 17:20
12 June 2014 13:15
4 May 2014 15:36
3 May 2014 14:24
1 May 2014 14:25
1 May 2014 12:10
24 April 2014 11:14