Gostivar – Karvani i PDSH-së ka mbajt tubimin e radhës në Gradec, Sanakos, Negotinë, Vrapçisht, Vranjovcë, Llomnicë, Toplicë dhe së fundmi mbajti tubim qendror në Dobërdoll.
“Vullneti politik i këtij populli është kundër pushtuesve. Na i shkelin të drejtat në shekullin 21, ata të cilët na i marrin paret tona dhe na varfërojnë ditë e natë, ata të cilët kanë marrë një grup të vogël prej shërbëtorëve të tyre, i kanë nënshtruar, i kanë nënçmuar dhe të mjerët mendojnë se e kanë nënshtruar tërë shqiptarinë. Ata do të ballafaqohen shumë shpejt me një vullnet të fuqishëm politik, historik me qindra vjet, me qindra shekuj të shqiptarëve autoktonë në trojet e veta, që do t’u thonë stop. Nuk ka më të tolerojmë që ju të legjitimoni një shtet nazist, sllavo-ortodoks. Këtu jetojnë afër 50 për qind popull, i cili ka tjetër identitet nga ai i atyre”, ka thënë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke shtuar se më 5 qershor do të jentë e sigurt kthesa e vërtetë, e cila do ta çojë problemin e shqiptarëve drejt zgjidhjes së plotë.
Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, z. Metin Izeti ka thënë se shqiptarët në Maqedoni, posaçërisht në këto 3 vitet e fundit janë në një gjendje shumë të keqe dhe të mjeruar. Kjo gjendje e mjeruar, sipas tij, është rezultat i nënçmimit, përkuljes, mos dijes dhe mos interesit të pjesëmarrësve shqiptar në Qeveri.
Thursday, 26 May 2011 21:56