Gostivar – Në shkollën fillore “Ismail Qemajli” në Gostivar, sot u promovua konkursi i ri ndërkombëtar për krijimtari më të mirë figurative me temë “Barazi gjinore”, e financuar nga Komisioni Evropian dhe Komuna.
Promovimi filloi me ekspozitën e veprave nga konkurs i vitit të kaluar me dhjetëra vizatime të punuara nga nxënësit, ku është treguar këndvështrimi i fëmijëve për barazinë mes burrave dhe grave.
Para nxënësve, drejtorive të shkollave dhe profesorëve të pranishëm, u promovuan rregullat dhe afatet për konkursin e sivjemë. Pjesëmarrësit përsëri duhet të krijojnë me temën e njëjtë, “Barazia gjinore”. Të drejtë për konkurs me vizatimet e tyre kanë filloristët e moshës prej 8 deri 10-vjeçare. Afati përfundimtar për dorëzimin e veprimtarive figurative është 20 maj.
Veprat do t’i selektojë një komision i posaçëm, i përbërë prej fëmijëve nga më shumë shtete evropiane. Autori i vizatimit më inventiv do të shpërblehet me 1.000 euro, ndërsa edhe për tetë nxënës tjerë me veprimtari të mira është siguruar udhëtim dhe vizitë në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.
Friday, 25 March 2011 17:54