Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 19:23

Gostivar – Në stacionin policor në Gostivar, pasditen e të hënës, një vajzë 19-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se është sulmuar fizikisht dhe e keqtrajtuar seksualisht nga babai i saj 42-vjeçar, ka bërë të ditur Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Gostivar.

Vajza, veprën e ka denoncuar në prani të njerkës së saj. Gjatë periudhës së kaluar prej rreth dy viteve deri në denoncim, në shtëpinë e tyre familjare në një fshat afër Gostivarit, babi me përdorimin e forcës disa herë e ka detyruar vajzën në marrëdhënie seksuale, në prani të njerkës së saj. Ai të njëjtën ka tentuar t’ia bëjë edhe vajzës tjetër, e cila ka 17 vjet. Vajza deklaroi se është shtatzënë nga babai i saj, ndërsa deri tani nuk e ka denoncuar rastin, sepse ai i është kërcënuar se do ta vrasë atë dhe anëtarët e familjes së tyre. Nga ana e një nëpunësi të uniformuar policor, babai është arrestuar dhe i mbajtur në stacionin policor në Gostivar dhe pas ndriçimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritët padi penale.