Gostivar – “Nëse shqiptarët votojnë për partinë tonë, votojnë për kthimin e krenarisë të popullit shqiptar”, tha njeriu i parë i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani në fshatin Debreshtë të Gostivarit.
Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit nuk arriti që të pajtojë shqiptarët me maqedonasit, para së gjithash në pjesën e përdorimit të gjuhëve.
“Kjo marrëveshje në asnjë drejtim nuk bëri që shqiptarët të jenë të barabartë me maqedonasit, as në për përdorimin e gjuhës shqipe, as në formimin e Qeverisë as në miratimin e buxhetit, as në investimet kapitale dhe as në atë që është më e shenjtë-jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, tha para të pranishëmve Osmani.
RDK-ja, sipas tij, erdhi në skenën politike për të bërë realitet bashkëpunimin e popullit shqiptar dhe atij maqedonas dhe së bashku të marrin vendime në Maqedoni.
Tuesday, 31 May 2011 10:01